Kërkime nënujore për gjetjen e aeroplanit të Emiliano Sala

Kanë nisur kërkimet nënujore për të gjetur aeroplanin e zhdukur ku po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti i tij. Kërkimet filluan të dielën (3 shkurt) me shpresën për gjetjen e trupave të futbollistit dhe pilotit.
Futbollisti që sapo kishte nënshkruar me skuadrën e Cardiff, ku edhe po udhëtonte, u zhduk me pilotin David Ibbotson në English Channel më 21 janar.
Air Accidents Investigation Branch (AAIB) tha se anija e saj Ocean III, së bashku me një anije të financuar privatisht, do të kryejë ekspertizë sonare në ujë.
AAIB tha se kërkimet priten të zgjasin tri ditë, ndërsa kërkime private do vazhdojnë derisa të gjendet aeroplani.
Jastëkë të aeroplanit mendohet se u gjetën në një plazh pranë Surtainville, në gadishullin Cotentin të Francës, të hënën.
28-vjeçari dhe piloti Ibbotson, nga Croële, North Lincolnshire, po udhëtonin nga Nantes, ku Sala luajti më parë, drejt Cardiff kur aeroplani i tyre u zhduke nga radarët.
Kërkimet do zhvillohen një zonë që mbulon dy kilometra katrorë rreth 24 milje detare në veri të Guernsey.
Lokacioni është bazuar në rrugën që ka ndjekur aeroplani para se të humbte kontaktin e radarëve.
Kërkimet zyrtare për aeroplanin u pezulluan pas tre ditësh kërkime pasi zyrtarët e Guernsey thënë se kishte pak mundësi që personat në bord të mbijetonin.
Kjo bëri që të nisnin kërkime të financuara privatisht pas apelit online.