Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se është angazhuar në “një intervenim mjekësor urgjent në veriun e vendit kufi me Serbi, në një zonë të thellë malore me qasje të vështirë”.
Në njoftim tuhet se ekipet po punojnë për të ofruar ndihmë mjekësore emergjente ndaj një personi të komunitetit serb, “që ka nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor”.
“Ekipi mjekësor nga SHKKSH është në terren për stabilizimin dhe transportin e pacientit drejt institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: