Aventura e Xabi Alonso në krye të stolit të Real Madridit mund të marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej. Humbja e fundit në shtëpi 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur ndjeshëm stolin e trajnerit bask.
Në rast se Real Madrid humbet edhe nesër ndaj Man. City në Champions League, atëherë shkarkimi i Alonso-s duket i pashmangshëm. Një nga emrat kryesor që është përmendur shumë për të qenë trajneri i ri i Real Madridit është edhe Jurgen Klopp.
Megjithatë, trajneri gjerman thuhet se është treguar i qartë me drejtuesit e klubit madrilen: ai do ta marrë punën vetëm nëse Real Madridi i garanton një riorganizim të plotë të skuadrës në verë.
Klopp kërkon kontroll të plotë mbi transferimet. Ai nuk dëshiron masa gjysmake ose ndërhyrje. Ai kërkon autoritet të plotë për të nënshkruar me lojtarët, për të rinovuar kontratat dhe, veçanërisht, për të vendosur për largimet e nevojshme. Disa emra të mëdhenj shfaqen në atë listë.
Klopp e konsideron thelbësore të “heqë qafe” lojtarët që, sipas tij, nuk i plotësojnë nivelet e disiplinës, ritmit të punës dhe intensitetit që kërkon sistemi i tij. Kjo përfshin drejtpërdrejt Vinicius Junior dhe Rodrygo, lojtarë të talentuar por jokonsistent, gjithmonë sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle.
The post Kërkesat e Klopp për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, nuk i do më në ekip Vinicius Junior dhe Rodrygo appeared first on Telesport.











