Kërkesa për votim me asistencë, Halili: Shumica e arsyetimeve banale – nuk kanë të bëjnë me mjekësinë (VIDEO)

Çështja më e diskutuar në ditën e sotme kur po mbahet rundi i balotazhit, është votimi me asistencë.

Bazuar me rregullin e ri të KQZ-së, për të votuar me asistencë personat duhet të prezantojnë edhe një dokument që e vërteton këtë.

Për këtë në Klan Kosova ka folur mjeku i QKMF-së në Viti, Gazmend Halili, ka folur rreth kërkesave të votuesve për t’u pajisur me këtë vërtetim.

Prej 5 apo 6 kërkesave, Halili tha vetëm një personit i është pranuar kërkesa, derisa tjerëve u janë refuzuar.

“Arsyetimi i këtyre tjerëve ka qenë banal, për shkak se ata kanë qenë në vendvotim dhe se është kërkuar vërtetimi se ata nuk dinë shkrim-lexim”,deklaroi ai në Klan Kosova.

The post Kërkesa për votim me asistencë, Halili: Shumica e arsyetimeve banale – nuk kanë të bëjnë me mjekësinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.