,

Kërkesa për emrin e mandatarit, Kurti i përgjigjet Thaçit me një letër të re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar me një letër tjetër presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me kërkesën e këtij të fundit për dorëzimin e emrin të mandatarit për krijimin e qeverisë së re.

Me anë të një komunikate për media nga qeveria, është thënë se në letër Kurti “ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar”.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t‘u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

Ndërsa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak ditësh ka kërkuar për herë të tretë nga Kurti që të marrë përsipër obligimet e tij kushtetuese, dhe të dërgojë në Presidencë emrin e mandatarit të ri.

Kjo është letra e plotë e Kurtit:

Related Posts