Në mënyrë të befasishme pak më parë, Real Madrid komunikoi largimin e Xabi Alonso dhe emërimin në krye të ekipit të Alvaro Arbeloa, i cili deri më sot ka drejtuar Real Madrid Castilla.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se areysja e vërtetë që mund të ketë çuar në largimin e Xabi Alonso nga drejtuesit e klubit është kërkesa e trajnerit bask në fund të humbjes së mbrëmshme.
Xabi Alonso u kërkoi lojtarëve të Real Madridit të formonin një gardë nderi për Barcelonën pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës. Ndërsa Kylian Mbappe i ndaloi ta bënin këtë gjë dhe lojtarët dëgjuan pikërish shokun e tyre.
Duke qenë se autoriteti i Alonso-s ra në tokë menjëherë pas kësaj situate, trajneri bask ka vendosur të largohet nga drejtimi i Real Madridit.
The post Kërkesa e Xabi Alonso në fund të “El Clasico” rezulton fatale, arsyeja e vërtet që i “hëngri” kokën trajnerit bask? appeared first on Telesport.










