Kërkesa e odave ekonomike – Qeveria t’i përfaqësojë bizneset te ZRRE-ja

Pas protestës që e zhvilluan të enjtën  ku kundërshtuan daljen e obligueshme në treg të lirë energjetik nga 1 qershori, bizneset iu drejtuan edhe një herë qeverisë.

Nga kjo e fundit, odat ekonomike kërkuan që bashkë me ZRRE-në të shtyjnë zbatimin e vendimit, të paktën për një kohë.

Vendimi i ZRRE-së i afekton 1300 biznese që kanë mbi 50 punëtorë dhe 10 milionë euro qarkullim, por që kanë afro 60 përqind të qarkullimit prej 21.5 miliardë euro të të gjitha bizneseve në vend. Kjo derisa paguajnë gjysmën e tatimeve prej 950 milionë eurosh.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.