Carlo Ancelotti nuk ka mbushur ende një vit si trajner i kombëtares braziliane dhe tashmë po merr kërkesa. Italiani, që në maj 2025 nënshkroi me “Canarinha” pas suksesit te Real Madridi, u takua të hënën në “Palacion de Planalto” në Brasília me Gianni Infantino (FIFA) dhe presidentin e CBF, Samir Xaud, ku diskutuan edhe për Kupën e Botës së femrave të vitit të ardhshëm.
Në këtë takim ishte edhe presidenti i Brazilit, Lula da Silva, i cili me shaka, apo jo, sugjeroi mundësinë që Ancelotti të bëhej trajner i Corinthians, klubit që ai ndjek me pasion. “Kur të mbarojë kontrata jote me përfaqësuesen braziliane, të lutem, eja dhe stërvit Corinthians”, – tha Lula. Ancelotti ka një kontratë njëvjeçare me “Seleçao”, por I është ofruar rinovimi, kështu që vendimi i tij do të dihet shpejt.
The post Kërkesa dëshpëruese e presidentit të Brazilit për Ancelotti: Të lutem eja dhe… appeared first on Telesport.









