Kërcënohen policët në pikëkalimin në Merdare

Dy persona, meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici pasi të njëjti kanë kërcënuar zyrtarët policorë.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, ku shtohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

“KANOSJE – Pikëkalimi kufitar (PKK) Merdare, Podujevë 19.08.2023-14:45. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit në pikën kufitare i kanë kanosur verbalishtë zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, ka njoftuar PK’ja.

Related Posts