“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur nivelin maksimal të gatishmërisë operacionale”, tha Komanda.
“Për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë në rajonet e Ukrainës që kufizohen me Republikën e Polonisë, Forcat Ajrore Polake kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, njoftoi Komanda e Operacioneve të Forcave të Armatosura Polake në një postim në X, duke shtuar se “janë aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme për të siguruar sigurinë e hapësirës sonë ajrore”.
“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur nivelin maksimal të gatishmërisë operacionale”, tha Komanda.
Po ashtu ka specifikuar se “këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë të mbrojnë hapësirën ajrore dhe qytetarët, veçanërisht në zonat ngjitur me zonën e kërcënuar”.
“Komanda po monitoron situatën aktuale, dhe forcat dhe asetet e saj vartëse mbeten plotësisht të përgatitura për t’u përgjigjur menjëherë”, përfundon postimi në X.