Wesley Clark, ish-Komandati Suprem i NATO-s për Evropë dhe udhëheqësi ushtarak i NATO-s gjatë bombardimeve më 1999 ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes.
Dëshminë e tij e nisi me pyetjet e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, dhe kjo nisi me referencë në “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti i ShBA-së, George Bush i pari, i kishte bërë presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, për të ndalur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Clark rikujtoi se edhe ai dhe Richard Hoolbruke ishin takuar me Millosheviqin gjatë negociatave të Dejtonit për të ndalur luftën në Bosnje-Hercegovinën, dhe kishin provuar t’i flasin për Kosovën.
“Kur nisëm negociatat (në Dejton) nuk e dija (për Kërcënimin e Krishtlinjeve), diplomatët ishin në dijeni. Por jo edhe publiku dhe ata në ushtri në dhjetor 1992, por për shkak të dhunës ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe, dhe njësitë speciale dhe MUP-i, George Bush tha që Millosheviqi udhet të ndalë dhunën ose ShBA do të përgjigjet me kapacitet e saj ushtarake”, tha Clark.
“Ishte lajmërim që mund të përdorim forcë ushtarake për ndalimin e dhunës ndakj shqiptarëve”, tha ai,
“Kur unë dhe Hollbruku u ndalëm, me të, ai na tha që nuk flas për këtë me juve dhe ai është vendi i imn. E dinim që kishte një sfidë atje, dhe ai refuzonte të folte për këtë”, tha Clark











