Kërcënimi i frikshëm i Trumpit, qeveria e Kuvajtit thirrje urgjente qytetarëve të saj: Qëndroni në shtëpi

Pas deklaratës së Trump për Iranin, qeveria e Kuvajti u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë natës, në kuadër të masave për sigurinë.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të shmangin daljet nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ministria e Brendshme e Kuvajtit thekson se “qytetarëve dhe banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm nëse është absolutisht e nevojshme”.

Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë sigurinë publike, të mbështesë operacionet e forcave të rendit dhe të garantojë stabilitetin në vend.