“Keqardhje për mos-mirëkuptim”: VV pas tetë muajsh bllokadë qan hallin e buxhetit, godet ish-opozitën

Vendi duhet të miratojë buxhetin më së largu para Krishtlindjeve.

Kështu ka qenë rasti edhe vitin e kaluar: ose përndryshe mbetet thjesht bartja tremujorëshe e muajve të parë të buxhetit paraprak.

Në rast të mosmiratimit, pas tremujorëshit të parë të bartur, mund të shkohet drejt asaj që quhet “mbyllja e qeverisë”.

Tetë muaj truqe e marifete procedurale, prej votimit të fshehtë në 52 seanca për Albulena Haxhiun, e tre Aktgjykimete të Gjykatës Kushtetuese, tash Vetëvendosja “qau” hallin e Buxhetit.

Ndonëse qeveri në detyrë që nuk pikë-takohet assesi me këtë legjislaturë, Vetëvendosja ka shtyrë përpara idenë se mund të miratojë buxhet edhe në kapacitetin e të qënit “në detyrë”.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh sot për të mos u pajtuar: Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit shprehu “keqardhje për mosmirëkuptimin” e PDK-së dhe LDK-së.

Këta të fundët, kësaj legjislature ia përshkruajnë veç një udhëpërshkrim kushtetues: zgjedhjen e qeverisë së re, ose jo. Gjithçka tjetër joligjore dhe jokushtetuese.

“Në mungesë të konsensusit politik kryetari Basha shprehu keqardhje që nuk gjeti mirëkuptimin e të pranishmëve, dhe marrë parasysh që nuk kishte dakordim, tha se nuk mund të procedohet më tutje me pikat e lartcekura”, u tha në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, e pa krejt në terren antikushtetues mënyrën e metodës se si Vetëvendosja pretendon ta shtyjë para çështjen e buxhetit: nga një qeveri në detyrë me ministra, që sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrin vendime antikushtetueshëm, duke pasur konflikt interesi dy-pushtetësh: edhe legjislativ edhe ekzekutiv.

“Ne nuk guxojmë të simulojmë normalitet, Kosova nuk është në situate normale, sikur nuk guxojmë të ia lejojmë vetes të merremi me zgjidhje të pjesshme, Kosova ështënë krizë, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë. Liderët aty do të konfirmojnë a ka shumicë parlamentare, apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime, ky Kuvend nuk po arrin të formojë shumicë të re, më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që ka qytetari”, tha ajo.

“Miratuam disa pika formale, mbulime të shpenzimeve, nuk mund të miratojë komisione. Po na kërkohet të simulojmë demokraci, duke shkelur Kushtetutën. Kush është pozitë, kush është opozitë. Janë dy komisione që i takojnë opozitës, kush është opozita, kush është qeveria, i njëjti njeri që do me ta sjellë buxhetin është edhe ministër edhe deputet”, tha më tutje.

Albulena Haxhiu, Nënkryetare e Kuvendi të Kosovës, foli për “dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme” parlamentare.

Njëra palë tash, tha ajo, dhe tjetra kur “të mos zgjedhet presidenti”.

Dhe për këtë, tha ajo, kanë kërkuar që të miratohet buxheti për vitin 2026, sepse përndryshe “mund të mos kemi buxhet as për zgjedhje (të dytat, të jashtëzakonshme)”.

“Të gjithë pajtoheni që nuk ka pasur rast të ngjashëm në të kaluarën, kur Kosova nuk përballet vetëm me një palë zgjedhjesh, me zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe prap të jashtëzakonshme nëse nuk e zgjidhim presidentin. Dhe në këtë rrethana, Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë në raport me situatën, që u përmendën. Së pari buxheti për RTK, për ne e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga. Me një kontribut tonin, do të mund të anashkalohej. Së dyti, buxheti për tri komuna, Prishtinë, Zubin Potok, dhe Gilan.

Dhe buxheti për 2026. Buxheti mund të shfrytëzohet deri në shkurt 26, dhe nëse s’ka smundemi më shunë se 26. Tash nëse ne do të kemni prap zgjedhje të reja në pranvere, sdo te kemi as buxhet për zgjedhje, nëse ne sbiem dakord për Presidentin. Pash çasje destruktive nga Nënkryetar. Në vend se të gjithë të ishin të unifikuar. U përpiqëm maksimalisht të jemi konstruktiv. Në rrethana kur skem iqeveri, dhe ende sdimë se si do të jteë veprimi i Presidentes ,të paktën sot është dashur të ketë vullnet politik për t’i tejkaluar këto çështje. Ky nuk është buxhet i Albin Kurtit, i ftoj të reflektojnë, sepse bëhet fjalë për qytetarët. Më vjen keq për sjelljen e tyre. Nuk imponuam seancë”, tha ajo.