Kënga e Jakup Ferrit do të jehojë në stadium para ndeshjes me Serbinë

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka publikuar një mesazh emocionues në prag të ndeshjes së rëndësishme të kombëtares shqiptare me Serbinë, duke paralajmëruar një projekt të veçantë artistik në mbështetje të kuqezinjve.

“Me mjeshtrin Balili, kemi punuar ditë e natë për të sjellë një material të veçantë; një dhuratë nga zemra për t’iu dhënë zemër djemve të kombëtares sonë!”, shkruan Lahaj në rrjetet sociale, duke shtuar se gjithçka është gati për sfidën e sotme.

Ai e mbyll postimin me fjalë të ngrohta patriotike: “Me ty e për ty, mëmëdhe, në çdo kohë, në çdo cep të botës! Forca shqipeeeeee! ❤🖤🇦🇱”.

Në prapavijë mund të dëgjohej kënga e njohur e Jakup Ferrit.

The post Kënga e Jakup Ferrit do të jehojë në stadium para ndeshjes me Serbinë appeared first on GazetaBlic.