Kendall Jenner tërheq vëmendjen me bikini dhe format e saj perfekte në Instagram

Kendall Jenner i la ndjekësit pa fjalë këtë fundjavë me një seri fotografish provokuese në Instagram, ku u shfaq me bikini që nxirrnin në pah të pasmet dhe belin e hollë.

Supermodelja 29-vjeçare ndau edhe momente nga fundjava e Ditës së Punës në një pronë buzë ujit, duke përfshirë gatimin e bukës dhe përqafimin e qenushit të saj.

Postimi tërhoqi reagime të shumta nga mbi 286 milionë ndjekës, të cilët lavdëruan bukurinë dhe aftësitë e saj, veçanërisht fotografinë provokuese me bikini, shkruan DailyMail.

Kendall ka përdorur edhe kohët e fundit rrjetet sociale për të treguar rutinën e saj të grimit dhe sekretet për fryrjen e flokëve, duke sqaruar gjithashtu se ndryshimet në buzët e saj nuk vijnë nga mbushës, por nga teknikat e grimit.

Fotografitë dhe videoja e fundit tregojnë jo vetëm elegancën dhe format e saj të përsosura, por edhe jetën e saj të relaksuar dhe të përditshme, që i ka bërë fansat të ndihet më pranë saj.