Kendall Jenner shkëlqen me stil në një shëtitje në Paris

Kendall Jenner u shfaq elegante me një pallto bezhë ndërsa shëtiste në Place Vendome në Paris të hënën.

Modelja 29-vjeçare mbajti një profil të ulët me syze dielli dhe kombinoi pallton pranverore me xhinse të drejta dhe taka të zeza elegante.

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë të zezë Hermes Kelly dhe flokët e ndarë në mes, shkruan DailyMail.

Shëtitja e saj në Paris vjen pas tensioneve me motrën Kylie Jenner në episodin e fundit të “The Kardashians”.

Dy motrat debatuan për dallimet e tyre, me Kylie që sugjeroi një shfaqje spin-off me Kendall, ndërsa kjo e fundit u tregua skeptike.

Kylie, e cila ndan dy fëmijë me ish-partnerin Travis Scott, ka pranuar se e ka të vështirë të ndjekë ritmin e internetit dhe se preferon të qëndrojë më pak online.

Ndërkohë, ajo është në një lidhje me aktorin Timothée Chalamet, ndërsa Kendall raportohet se është ribashkuar me basketbollistin Devin Booker. /Telegrafi/