Mario Kempes, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, e sheh ende “Albiceleste” si një nga pretendentet kryesore për titullin botëror. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai vlerësoi trajnerin e kampionëve të botës në fuqi: “Scaloni është Scaloni. Mori një kombëtare në një moment të vështirë, ndryshoi shumë gjëra dhe i surprizoi të gjithë. Botërori i fituar është fryt i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm”.
Për sulmin, Kempes mendon se Argjentina do të luajë me Lionel Messin dhe një sulmues të vetëm, duke alternuar Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez: “Lautaro është shkatërrues pranë zonës së rreptësisë, ndërsa Julián merr më shumë pjesë në ndërtimin e lojës”. Për kapitenin e Interit thotë: “Është një sulmues i madh, më kujton Luque: i fuqishëm, gjithmonë në vendin e duhur dhe me ndjesi të lindura për golin”.
Për Messin shtoi: “Ka ende uri, por duhet parë si të menaxhohet gjatë turneut”. Rivalët kryesorë sipas tij janë Franca dhe Spanja, pa harruar Portugalinë, Brazilin dhe Anglinë. Për Argjentinën theksoi: “Jemi kampionët e botës. Kush do trofeun duhet të na mposhtë”.
The post Kempes “kurorëzon” Argjentinën: Kush do titullin në Botërorin 2026, duhet të na mposhtë appeared first on Telesport.







