Kemi dorëzuar dëshmi që s’është pjesë e PK-së nga 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve serbe që Arbnor Spahiu ka qenë pjesë e operacionit në Banjskë të Zveçanit. Ai madje ka thënë se kanë dorëzuar dokumente që dëshmojnë se ish polici, nuk ka qenë pjesë e këtij institucioni që nga viti 2022.

Dëshminë se ai e ka lënë Policinë e Kosovës një vit para sulmit në Banjskë, pra në tetor 2022 e ka publikuar sot edhe gazeta online Reporteri.net.

Autoritetet serbe ditë më parë ndaluan një ish-zyrtar policor të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, të cilit i shqiptuan masën e ndalimit prej 1 muaj paraburgim.


Kjo erdhi nën akuzat e Beogradit, se Arbnor Spahiu mori pjesë në operacionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u krye sulm ndaj policisë së Kosovës i udhëhequr nga ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

Por në një intervistë për Tëvë1, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha thotë prerazi se Spahiu nuk është pjesë e policisë që nga vitit 2022.

“Në rastin e fundit, po, ndalimi ish-zyrtarit tonë policor Spahiu është në vazhdën e këtyre përpjekjeve të Serbisë për të frikësuar dhe për të ndërruar imazhin tonë, Policisë së Kosovës, por edhe për të dekurajuar zyrtarët policor për t’i kryer punët e veta besoj se do të dështoi. Ai ka qenë ish-zyrtar policor, por i njëjti ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në vitin 2022. Akuza sa pashë në medie gjatë ditës së djeshme për pjesëmarrjen në operacionin e Banjskes nuk qëndron fare, ai nuk ka qenë pjesë e operacioneve që nga vitit 2022 ai nuk jeton në Kosovës me bashkëshorten e tij jeton në Gjermani”, tha Hoxha.

Sipas drejtorit Hoxha, eprorët e njësisë ku ka shërbyer ish-zyrtari policor, tashmë kanë dërguar dokumentacione te autoritetet serbe për të dëshmuar se i njëjti nuk është pjese Policisë së Kosovës.

Hoxha ka edhe një thirrje për të gjithë zyrtarët policorë.

“Ne jemi në kontakt me avokatin e tij përmes eprorëve ku ka shërbyer kolegu ynë, do të ofrojmë çdo dokumentacion të nevojshëm që ai të lirohet sa më parë nga procedurat ligjore që Serbia në mënyrë të padrejtë po i ndjek ndaj tij, ti kthehet familjes besojmë se drejtësia do të triumfoj me gjithë se në Serbi është goxha problem me besu në këtë çështje, fakti është që ai nuk është Polic i Kosovës nuk ka qenë pjesëmarrës në Bansjkë dhe kjo është dokumentuar me çdo dokument të nevojshëm të cilat ne vetëm se i kemi përcjellë tek avokati i tij, z.Arianit Koci. Po ashtu ne i bëjmë thirrje edhe policëve tanë edhe këtyre që shërbejnë aktualisht po edhe ata që nuk janë pjesë e Policisë, që të shmangin çdo udhëtim drejtë Serbisë”, ka thënë drejtori i PK-së.

Drejtori i Policisë, foli edhe për tentativën e Serbisë që përmes propagandës ti rikthej në punë policët serbe që dhanë dorëheqje nga ky institucion tri vite më parë.

Mirëpo ai theksoi që kthimi i tyre është i pamundur për shkak se të njëjtit nuk kane qenë besnik ndaj institucionit.

“Ne jemi të vetëdijshëm që gjatë fundit të vitit, presidenti i Serbisë Vuciq e pat krijuar një plan apo platformë se si t’i qaset Kosovës dhe adresimit të brengave të qeverisë së tij rreth situatës në Kosovë, e në mesin e tyre kërkesa e tij ishte për kthimin e policëve, zyrtarëve tonë policor të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, komuniteti serb me u kthy në detyrë. Kjo është e pamundshme me ndodh për arsyeje që ata nuk kanë qenë besnik ndaj Policisë së Kosovës nuk kanë qenë besnik ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës, si të tillë nuk mund të jenë pjesë e Policisë së Kosovës” , ka thënë Hoxha.

Për operacionin e sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës në parandalimin e një konflikti më të madh të mundshëm.






Reporteri siguron vendimin: Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi u largua nga Policia një vit para rastit “Banjska”

Reporteri

11 Qershor 2025 | 17:00

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar dokumentin që e dëshmon se ish-polici i njësive speciale Arbnor Spahiu kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës një vit para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë.

Sipas dokumentit që ka siguruar Reporteri, Spahiu kishte dhënë dorëheqje më 1 tetor të vitit 2022.

Ndonëse kishte dhënë dorëheqje një vit para rastit, atij iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, me akuzën për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”,  në Banjskë,  ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023.

“Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje të vet zyrtarit të lartcekur datë: 1.10.2022 ku arsyet e dorëheqjes janë kushtet e punës, të ardhurat dhe Bashkim familjar, aprovimin e Drejtorit të Divizionit të Personelit dhe Administrata datë, 1.11.2022, Drejtoria e Personelit vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.”, thuhet në arsyetim të vendimit.

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu, nga Serbia.

Osmani ka thënë se Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare, shkruan Reporteri.net.

“Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, ka kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së.

“Njëkohësisht, përsëris thirrjen drejtuar qytetarëve tanë që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke qenë të vetëdijshëm për praktikat arbitrare të arrestimeve pa arsye si dhe për tendencat destabilizuese të këtij shteti”, ka shkruar Osmani.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë, që prej momentit të arrestimit të tij para dy ditësh në pikën kufitare Hungari-Serbi, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë që të normalizohet kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Kosovës.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, A. Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, ndonëse, avokati i tij, Arianit Koci, kishte thënë se Spahiu nuk është pjesë e Policisë tash e 3 vjet.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.

Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”.

Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.

Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të mediumit në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.

As Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes se kur është larguar Spahiu nga shërbimi.

Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd. /Reporteri.net






Osmani: Serbia të ndalë menjëherë arrestimet politike, të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht

Reporteri

11 Qershor 2025 | 16:12

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu, nga Serbia.

Osmani ka thënë se Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare, shkruan Reporteri.net.

“Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, ka kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së.

“Njëkohësisht, përsëris thirrjen drejtuar qytetarëve tanë që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke qenë të vetëdijshëm për praktikat arbitrare të arrestimeve pa arsye si dhe për tendencat destabilizuese të këtij shteti”, ka shkruar Osmani.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë, që prej momentit të arrestimit të tij para dy ditësh në pikën kufitare Hungari-Serbi, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë që të normalizohet kjo sjellje e Serbisë karashi qytetarëve të Kosovës.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Reporteri.net






Arrestimet e fundit, MPJD i bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin nëpër Serbi

Reporteri

11 Qershor 2025 | 15:16

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me rritjen e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një komunikatë për media, MPJD ka bërë thirrje të qartë për shmangien e kalimit përmes Serbisë, sidomos për qytetarët që planifikojnë udhëtime drejt Kosovës nga mërgata.

Ministria i ka inkurajuar qytetarët që të përdorin rrugë dhe pika kufitare alternative për të garantuar sigurinë e tyre.

MPJD përmend ndalimin e ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, A.Spahiu, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë.

Ky rast, sipas MPJD-së, është dëshmi e qartë e qasjes destruktive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve serbe.

“Rasti i fundit i ndalimit të ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, z. Spahiu në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është dëshmi e mëtejme e praktikave të papranueshme dhe destruktive të Serbisë, që bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke e ndjekur nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të adresimit të këtyre shkeljeve sistematike dhe garantimit të të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

/Reporteri.net/






Kurti: Institucionet po angazhohen maksimalisht për lirimin e ish-policit që u arrestua nga Serbia

Reporteri

11 Qershor 2025 | 14:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë, që prej momentit të arrestimit të tij para dy ditësh në pikën kufitare Hungari-Serbi, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë që të normalizohet kjo sjellje e Serbisë karashi qytetarëve të Kosovës.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike në dispozicion për të siguruar që Spahiu të lirohet sa më pare.

Ministria thotë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka njoftuar për rastin misionet diplomatike te vendeve te Quint-it të akredituara në Beograd, dhe të gjithë Trupin diplomatik në Kosovë.

“Në mënyrë të veçantë, po mbahet komunikim i rregullt me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, duke marrë parasysh se z. Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se Ambasadori Jashari, bashkë me avokatin e angazhuar nga familjarët e Spahiut, Arianit Koci, do të udhëtojnë nesër, më 11 qershor, në Suboticë, ku do të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Përveç kësaj, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dorëzuar menjëherë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Ambasadorit Jetish Jashari tek Spahiu në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë.

Vizita pritet të realizohet në ditët në vijim, sapo të miratohet nga autoritetet përkatëse.

Sipas deklarimeve të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, akuzat e ngritura ndaj Spahiut kanë të bëjnë me rastin e Banjskës.

“Ata i konsiderojnë këto akuza tërësisht të pabazuara dhe të fabrikuara, duke theksuar se z. Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga viti 2022 dhe prej asaj kohe jeton në Gjermani së bashku me familjen e tij”, thuhet në reagim.

Presidenca ka thënë se edhe Presidentja Vjosa Osmani ka qenë në kontakt me shtetet e QUINT’it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka deklaruar për Reporteri.net se angazhimi i Presidentes do të vazhdojë. Ai ka bërë me dije se Osmani ka kontaktuar menjëherë edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, ka thënë Kupina.

Bashkëshortja e Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë./Reporteri.net






Arrestimi i ish-policit të Kosovës nga Serbia, Krasniqi: Qeveria të reagojë

Reporteri

11 Qershor 2025 | 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar mosreagimin institucional të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndalimin e policit Arbnor Spahiu, duke e cilësuar këtë si një papërgjegjësi të thellë nga institucionet shtetërore.

“Po shpreh pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë që nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndalimin jo vetëm të një qytetari që do të duhej, por të një shërbyesi të Kosovës, një prej anëtarëve të forcave speciale të Kosovës, që kur i duhen i ngrisin në qiell me lëvdata ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë”, tha Krasniqi, duke kërkuar një angazhim më të madh institucional.

Ai shtoi se: “Qeveria dhe institucionet do duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejtë të policit Arbnor Spahiu, që po mbahet në mënyrë të padrejtë.”

Në një adresim para mediave pas dështimit të 30-të me radhë të seancës konstituive, Krasniqi kritikoi edhe mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po sillet në procesin e krijimit të institucioneve të reja, duke e cilësuar qasjen e saj si arrogante dhe të papërgjegjshme.

“Partia e parë po tenton të imponojë te deputetët e zgjedhur të popullit. Në vigjilje të Ditës së Çlirimit të Kosovës, shpreh keqardhje për këtë situatë në të cilën na ka sjellë LVV-ja me kryeneçësinë e saj politike. Ky vend është bërë me shumë mund, sakrificë, e më e pakta që do duhej të bënin politikanët, sidomos në nderim të kësaj sakrifice për këtë shtet, është të ishin të përgjegjshëm dhe të kuptonin se asgjë përtej verdiktit të qytetarëve nuk mund të imponohet. Qytetarët meritojnë më mirë”, u shpreh ai. /Reporteri.net/