“Kemi diçka që nuk e kishim vjet”, Guardiola paralajmëron rivalët: Arsenal-i? Shpresoj që një ditë…

Manchester City është ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Premier League, gjashtë pikë pas kryesuesve të Arsenal. Skuadra e “qytetarëve” arriti fundjavën e kaluar fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kampionat.

Një moment i mirë ky për City, ndërkohë që vjet, skuadra e trajnerit Pep Guardiola përfundoi kampionatin 13 pikë pas kampionëve të Liverpool. Gjithsesi, trajneri spanjoll ka një ndjenjë të ndryshme për shanset e ekipit të tij këtë herë.

I pyetur për shanset që ka Manchester City për titull këtë sezon, Guardiola tha: “Shpresojmë që Arsenal të pësojë një ndalesë një ditë. Këtë sezon kemi energjinë që nuk e kishim vjet. Që nga Kupa e Botës për klube e ndjej ndryshimin”.

“Gjithsesi, janë vetëm 10 ndeshje, pasi janë ende edhe 28 të tjera për t’u luajtur në Premier dhe shumë gjëra do të ndodhin. Është e rëndësishme të jesh afër me kreun dhe të ndiesh se skuadra është gjithnjë e më e mirë”, tha Guardiola.

The post “Kemi diçka që nuk e kishim vjet”, Guardiola paralajmëron rivalët: Arsenal-i? Shpresoj që një ditë… appeared first on Telesport.