Kelmendi: ShBA-ja ia jep shuplakën më të madhe Kosovës

Autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas njoftimit se ShBA-ja ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ky vendim i ShBA-së është “shuplaka më e madhe” ndaj Kosovës ndonjëherë.

“E mbërrijtëm edhe këtë dorë dite! ShBA-ja ia jep shuplakën më të madhe Kosovës”, shkroi Kelmendi.

Në ndërkohë, ai kujtoi se janë bërë tre vjet nga masat ndëshkuese të BE-së.

“A po e kuptoni ku na kanë sjellë?! Dikush nuk e kupton kurrë, fatkeqësisht”, u shpreh ai.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, sot ka thënë se vendi i saj ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Veprimet e ekzekutivit kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, tha sot ambasada amerikane në Prishtinë. /Klankosova.tv