Kelly: Këtu vlen vetëm fitorja, Spalletti na transmetoi menjëherë idetë e tij

Lloyd Kelly ka treguar këtë vit se është një vlerë e shtuar për Juventusin, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe atë sulmuese, duke shënuar gola të rëndësishëm si kundër Interit e Borussia Dortmundit: “Me fanellën bardhezi ndihem si në familje”.

Ai thekson se nga jashtë duket se rëndësi ka puna dhe suksesi, por brenda klubit ekziston një ambient ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ndajnë përvoja dhe emocione, si në momentet e mira, ashtu edhe në ato të vështira: “Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin pa asnjë kursim, që të ecim përpara”.

Kelly komentoi humbjen ndaj Cagliarit, që ndikoi në renditjen e Juventusit: “Duhet të kesh mentalitetin e duhur; në disa situata nuk mund të zgjidhësh gjithçka”. Për anglezin, ishte një disfatë zhgënjyese përpara performancës së mirë të ekipit: “Vijmë nga një periudhë e mirë, e dimë që duam maksimalisht pikë, gara do të jetë e fortë”.

Ai gjithashtu përmendi punën me Spallettin: “Na transmetoi menjëherë idetë e tij. Duhet pak kohë për t’u përshtatur me trajnerin e ri, por po bëjmë mirë. Këtu ka vetëm ambicie, duhet të mendosh për të fituar. Ky është gjithmonë qëllimi te Juventusi”.

The post Kelly: Këtu vlen vetëm fitorja, Spalletti na transmetoi menjëherë idetë e tij appeared first on Telesport.