Ndërprerjet e vazhdueshme në punën e blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po vazhdojnë të ngjallin reagime dhe shqetësim për menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje strategjike, raporton Demokracia.com.
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka publikuar mënyren se si po funksionojnë njësitë prodhuese të termocentralit “Kosova A”, që sipas saj, ngjan më shumë me një lojë improvizimi sesa me një plan menaxhimi energjetik.
Nga 1 Shtatori deri më 5 Tetor, sipas të dhënave të publikuara, situata ka qenë si më poshtë:
- A5 është ndalur më 20 Gusht dhe rifilloi punën më 9 Shtator;
- A3 është ndalur më 9 Shtator dhe rifilloi më 22 Shtator;
- A4 është ndalur më 19 Shtator dhe deri më 5 Tetor ende nuk është kthyer në funksion.
“Për një muaj, tre blloqe ndalen e nisin gjenerim. Më shumë po duket si lojë fëmijësh sesa si Korporata Energjetike e Kosovës,” ka shkruar Ymeri në rrjete sociale.
Kjo situatë përkon me raportimet e mëhershme për kolapsin e brendshëm të KEK-ut, për të cilin kishte shkruar edhe mediat vendore, duke theksuar se vetëm një bllok ka qenë funksional disa javë nën udhëheqjen e Gramos Hashanit si ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv.
Lexo më shumë: “Një muaj pas emërimit të kryeshefit të ri, KEK-u në kolaps – vetëm një bllok funksional”
https://demokracia.com/nje-muaj-pas-emerimit-te-kryeshefit-te-ri-kek-u-ne-kolaps-vetem-nje-bllok-funksional/
Në një tjetër shkrim, qenë ngritur edhe dyshime për ndikime të mundshme politike në emërimin e tij: “Faleminderit për angazhimin” – Postimi që ngjall dyshime: A ndikoi Valon Prebreza që Gramos Hashani të vendoset në krye të KEK-ut?
https://demokracia.com/faleminderit-per-angazhimin-postimi-qe-ngjall-dyshime-a-ndikoi-valon-prebreza-qe-gramos-hashani-te-vendoset-ne-krye-te-kek-ut/
Ndërkohë, bordi i ri i KEK-ut, i kryesuar nga Valdrin Krasniqi, ka dështuar për të disatën herë në procesin e përzgjedhjes së kryeshefit të ri ekzekutiv. Sipas raportimeve të bëra, ky dështim po e zgjat krizën institucionale brenda korporatës, duke bërë që ndërmarrja më e rëndësishme energjetike e vendit të vazhdojë të udhëhiqet nga ushtrues detyre.
Lexo më shumë: “Gramos Hashani dhe Valdrin Krasniqi – personazhet që janë të lidhur ngushtë me dështimin e KEK-ut dhe procesin e rekrutimit për kryeshef”
https://lajmi.net/gramos-hashani-dhe-valdrin-krasniqi-personazhet-qe-jane-te-lidhur-ngushte-me-deshtimin-e-kek-ut-dhe-procesin-e-rekruitimit-per-kryeshef/
Në mungesë të një drejtimi të qëndrueshëm dhe me probleme të përsëritura teknike, KEK-u po përballet me një mungesë serioze të besueshmërisë publike dhe me kritika të ashpra për mënyrën e menaxhimit të burimeve energjetike të vendit.
Në një postim të fundit të bërë nga Ymri, ajo ka publikuar të dhëna sipas të cilave prodhimi i energjisë elektrike ka rënë për 40% brenda 24 orëve. “Në fotografi janë kapacitetet prodhuese për 25 tetor; rënia ka ndodhur më 26 tetor, dhe edhe sot kapaciteti prodhues mbetet në nivelin e 26 tetorit”, ka shkruar ajo. /Demokracia.com/










