KEK për bizneset e mëdha: Afati për të lidhur kontrata me ne si furnizues filloi dje, zgjat 8 ditë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë dalë nga dje në treg të hapur.

“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.”

KEK ka thënë se afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 1 qershor dhe zgjatë 8 ditë. Për këtë KEK kërkon nga bizneset që të kontaktojë në adresën zyrtare [email protected] ose në numrin e telefonit 080010600.

Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:

• Numri i biznesit (NUI)

• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK

• Pikat matëse

• Adresa e biznesit

• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)

• Letërnjoftim i personit te autorizuar

“Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”