Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur garën publike për shitjen e mbi 900 mijë ton hiri dhe zgure të prodhuara nga termocentralet Kosova A dhe B – materiale që përdoren gjerësisht në industrinë e ndërtimit, sidomos në prodhimin e çimentos dhe betonit. Vlera e përgjithshme e shitjes kap shifrën mbi 3 milionë euro, ndërsa kriteri i vetëm që vendos fituesin është çmimi më i lartë që ofrohet, shhkruan Demokracia.com.
Në këtë tender janë përfshirë katër lote: dy për hirin e thatë, i njohur si fly ash, dhe dy të tjerë për zogun apo hirin fundërrues (bottom ash). KEK ka përcaktuar çmimin minimal të shitjes, që është 3 euro për ton për hirin dhe 3.36 euro për ton për zgurën – ofertat që bien nën këtë nivel refuzohen automatikisht.
Sasia që del në treg është shumëvjeçare:
-
300 mijë ton hiri nga Kosova A dhe 600 mijë ton nga Kosova B,
-
30 mijë ton zgurë nga Kosova A dhe 60 mijë ton nga B-ja.


Afati për dorëzimin e ofertave është 11 nëntor 2025, ora 12:00, ndërsa KEK ka ftuar të gjithë të interesuarit që më 5 nëntor, në orën 10:00, të paraqiten për vizitë në terren, fillimisht në Kosova A, pastaj në Kosova B, për t’i parë nga afër lokacionet dhe kushtet teknike.
Oferta dorëzohet elektronikisht dhe duhet të jetë e vlefshme për 90 ditë. KEK thekson se i gjithë procesi i ngarkimit dhe transportit duhet të kryhet pa penguar operimin e termocentraleve dhe brenda standardeve mjedisore.

Pse është i rëndësishëm ky tender?
Hiri dhe zgura, që deri para disa vitesh konsideroheshin mbetje, sot shiten me çmime konkurruese në treg për shkak të përdorimit të tyre në industri. Për operatorët privatë kjo është një mundësi biznesi shumëvjeçare, ndërkaq për KEK-un është burim i të ardhurave të reja pa ulur prodhimin e energjisë.

KEK ka bërë të qartë se nuk ka negociata dhe nuk ka kritere të tjera – kush ofron më shumë për ton, fiton. Vlera totale e parashikuar është 3,002,400 euro me TVSH.
LOT 1 SHITJA E HIRIT TË THATË NË TC KOSOVA A
Korporata Energjetike e Kosovës, Sh.a., është një ndërmarrje publike e integruar vertikalisht, që operon me miniera të linjitit dhe termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike (“KEK”). Veçanërisht, KEK-u ka në pronësi dhe operon me miniera të linjitit; përkatësisht, minierën e Sibovcit Jugperëndimor dhe dy Termocentrale “Kosova A” dhe “Kosova B” me kapacitet të instaluar prej 1478 MW (por me një kapacitet operues efektiv prej më pak se 800 MW).
Termocentrali “Kosova A” gjendet ne hyrje te qytezës Kastriot dhe është rreth 6 km në veriperëndim të Prishtinës. Ky termocentral ka tri njësi gjeneruese identike te cilat operojnë pavarësisht njëra tjetrës. Njësia e parë është e emërtuar si njësia A3 ndërsa njësia e dytë si njësi A4 dhe njësia e tretë si njësi A5. Secila njësi është e përberë nga një gjenerator i avullit me djegie me thëngjill (lignit), një turbogjenerator si dhe te gjitha pajisjet ndihmese. Te 3 njësit e TC “Kosova A” kane te përbashkët, depon e thëngjillit, zbrazjen e hirit dhe zgurës, ndërsa te ndara i kanë përgatitjen kimike te ujit, si dhe kullën ftohëse. Njësia A3 është fut ne operim ne vitin 1970 me fuqi 200MW, njësia A4 është fut ne operim ne vitin 1971 me fuqi 200MW, ndërsa njësia A5 ne vitin 1975 me fuqi 210MW.
Gjeneratori i avullit apo kaldaja është e tipit pyrgor e varur me lartësi 90[m] e cila përfshinë sistemin ekranik, seperatorin, tejnxemsit dhe ritejnxemsit etj.
Si rezultat i procesit teknologjikë të prodhimit të energjisë elektrike nga Termocentralet e Kosovës A dhe Kosovës B përmes djegies së linjitit të eksplatuar nga minierat e KEK-ut, KEK-u posedon sasi të konsiderueshme të tonelatave te Hirit të Thatë, një mbetje e krijuar gjatë djegies së qymyrit në TC Kosova A, dhe përbëhet nga grimcat e imta të gazrave të tymtarit. Andaj, përveç një sasisë të caktuar të Hirit që KEK-u e shfrytëzon për nevoja të veta ka në dispozicion për të shitur të paktën rreth 100,000 tonë të Hirit të Thatë. Ky Hi është kryesisht i lokalizuara në bunkerët e hirit në TC Kosova A të KEK-ut.
Aktualisht, KEK-u në hapësirën e vetë ka një mekanizëm aktiv për ngarkimin e Hirit të Thatë në kamion e cila momentalisht është në pronsi të Operatorit Ekonomik “SharrCem shpk” dhe e cila është përdorë për realizimin e kontratës së tyre të mëhershme. Kjo paisje është mirëmbajtur dhe operuar nga punëtorët e “Sharrcem Shpk”, për ngarkimin dhe marrjen e Hirit të Thatë nga TC-A.
LOT 2 SHITJA E HIRIT TË THATË NË TC KOSOVA B
Termocentrali “Kosova B” gjendet ne dalje te qytezës Kastriot dhe është rreth 8 km në veriperëndim të Prishtinës. Ky termocentral ka dy njësi gjeneruese identike te cilat operojnë pavarësisht njëra tjetrës. Njësia e parë është e emërtuar si njësia BI ndërsa njësia e dytë si njësi B2. Secila njësi është e përberë nga një gjenerator i avullit me djegie me thëngjill (lignit), një turbogjenerator si dhe te gjitha pajisjet ndihmese. Te dy njësit e TC “Kosova B” kane te përbashkët oxhakun, depon e thëngjillit, zbrazjen e hirit dhe zgurës, përgatitjen kimike te ujit, si dhe kullën ftohëse. Njësia BI është fut ne operim komercial ne vitin 1983, ndërsa njësia B2 ne vitin 1984.
Secila njësi gjeneruese ka fuqi nominale prej 305 MW dhe fuqi maksimale kontinuele prej 339 MW. Gjeneratori i avullit apo kaldaja është e tipit pyrgor e varur me lartësi 90[m] e cila përfshinë sistemin ekranik, seperatorin, tejnxemsit dhe ritejnxemsit etj.
LOT 3 SHITJA E HIRIT FUNDËRRUES (ZGURRËS) NË TC KOSOVA A
Termocentrali “Kosova A” gjendet ne hyrje te qytezës Kastriot dhe është rreth 6 km në veriperëndim të Prishtinës. Ky termocentral ka tri njësi gjeneruese identike te cilat operojnë pavarësisht njëra tjetrës. Njësia e parë është e emërtuar si njësia A3 ndërsa njësia e dytë si njësi A4 dhe njësia e tretë si njësi A5. Secila njësi është e përberë nga një gjenerator i avullit me djegie me thëngjill (lignit), një turbogjenerator si dhe te gjitha pajisjet ndihmese. Te 3 njësit e TC “Kosova A” kane te përbashkët, depon e thëngjillit, zbrazjen e hirit dhe zgurës, ndërsa te ndara i kanë përgatitjen kimike te ujit, si dhe kullën ftohëse. Njësia A3 është fut ne operim ne vitin 1970 me fuqi 200MW, njësia A4 është fut ne operim ne vitin 1971 me fuqi 200MW, ndërsa njësia A5 ne vitin 1975 me fuqi 210MW.
Gjeneratori i avullit apo kaldaja është e tipit pyrgor e varur me lartësi 90[m] e cila përfshinë sistemin ekranik, seperatorin, tejnxemsit dhe ritejnxemsit etj.
LOT 4 SHITJA E HIRIT FUNDËRRUES (ZGURRËS) NË TC KOSOVA B
Edhe Termocentrali “Kosova B” gjendet ne dalje te qytezës Kastriot dhe është rreth 8 km në veriperëndim të Prishtinës. Ky termocentral ka dy njësi gjeneruese identike te cilat operojnë pavarësisht njëra tjetrës. Njësia e parë është e emërtuar si njësia BI ndërsa njësia e dytë si njësi B2. Secila njësi është e përberë nga një gjenerator i avullit me djegie me thëngjill (lignit), një turbogjenerator si dhe te gjitha pajisjet ndihmese. Te dy njësit e TC “Kosova B” kane te përbashkët oxhakun, depon e thëngjillit, zbrazjen e hirit dhe zgurës, përgatitjen kimike te ujit, si dhe kullën ftohëse. Njësia BI është fut ne operim komercial ne vitin 1983, ndërsa njësia B2 ne vitin 1984.
Secila njësi gjeneruese ka fuqi nominale prej 305 MW dhe fuqi maksimale kontinuele prej 339 MW. Gjeneratori i avullit apo kaldaja është e tipit pyrgor e varur me lartësi 90[m] e cila përfshinë sistemin ekranik, seperatorin, tejnxemsit dhe ritejnxemsit etj. /Demokracia.com/










