Korporata Energjetike e Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike, transmeton KosovaPost.
Sot ishte afati i fundit për lidhjen e kontratave FMF, megjithatë KEK njofton se pas interesimit të lartë afati është shtyer edhe për një ditë shtesë.
“Të nderuar konsumatorë. Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025.Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, thuhet në njoftimin e KEK.
Vendimet e fundit për liberalizim të tregut dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike kanë ngjallur pakënaqësi tek qyetarët dhe bizneset vendore.
Të mërkurën bizneset e Kosovës do të organizojnë protestë për të kundërshtuar këtë vendim.
The post KEK njofton për shtyerjen e afatit, bën thirrje për bizneset për lidhjen e kontratave me furnizim me energji elektrike appeared first on Kosovapost.net.