KEK blen ora dore në vlerë mbi 28 mijë euro për punëtorët e pensionuar

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar mbi 28 mijë euro për furnizim me orë dore për punëtorët e pensionuar të kësaj ndërmarrje. Me ketë kontratë parashihet blerja e 174 orëve për burra dhe 15 orë për për gra.

Vlera e saktë e kontratës është 28 mijë e 160 euro, që sipas një përllogaritje i bie që një orë do të kushtojë rreth 150 euro.

Afati për përfundim të kësaj kontrate është 40 ditë, teksa furnizimin do ta kryer kompania “Ora Group SH.P.K”.

Në dosje theksohet se orët duhet të kenë garancion minimum dy vite, dhe mbrapa duhet të ketë llogon e KEK dhe vitin.

Poashtu duhet të dorëzohet deklarata mbi garancionin si dhe mbi prejardhjen e mallit, si dhe deklarata nga prodhuesi se ka servis të autorizuar për servisim të orëve në Republikën e Kosovës.