Rruga “Muharrem Fejza” ka mbetur për dy orë pa furnizim me energji elektrike.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se shkak është një prishje që ka ndodhur në rrjet.
I njëjti shtoi se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të zgjasë edhe për dy orë të tjera.
“Prishja ka ndodhur për shkak se janë djegur ‘kthinat’. Ekipet e KEDS-it janë duke intervenuar për të rregulluar defektin”, tha Krasniqi për Klankosova.tv