KEDS përmes një njoftimi të bërë thotë se një kompani taksish në Fushë-Kosovë që po mbushte veturat elektrike pa leje dhe pa regjistruar njehsorin elektrik.
Pronari i kompanisë kishte instaluar një njehsor ilegal për të vjedhur energji elektrike.
Kjo kompani ka llogaritur se humbja nga ky rast është 33,500.04 euro, një shumë që kompania taksive duhet ta paguajë për të kompensuar dëmin.
“Kjo është kompania e dytë e taksive me vetura elektrike, të cilën KEDS-i e ka zënë duke vjedhur rrymën. Kushdo që joshet për të vjedhur rrymën, le të mendojë dy herë e le të besojë se KEDS-it nuk i shpëton asnjë rast pa u identifikuar. ZERO tolerancë ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.