​KE demanton “takimin e gjatë” të Vuçiqit me Von der Layen: U takuan rastësisht

Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kishte zhvilluar një “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit të tyre në Sevilje të Spanjës.

“Presidentja Von der Leyen pati një bisedë të rastësishme, spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilje”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit.

Presidenti serb kishte thënë për mediat pro-qeveritare se ai kishte folur me Von der Leyen për 30 minuta dhe se “asnjëherë më parë nuk kanë diskutuar kaq gjatë për bashkëpunimin dypalësh”.

Por Komisioni Evropian e ka hedhur poshtë këtë version të ngjarjes, duke sqaruar se bëhej fjalë për një shkëmbim të shkurtër dhe jo për një takim zyrtar.

The post ​KE demanton “takimin e gjatë” të Vuçiqit me Von der Layen: U takuan rastësisht appeared first on Kosovapost.net.