KDI: Nuk presim ndonjë ndryshim që të zhbllokohet Kuvendi

Vullnet Bugaqku nga KDI tha në emisionin FIVE se presidentja duhet të luajë një rol më aktiv dhe kushtetues për të zhbllokuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Kemi kërkuar që presidentja të ftojë partitë në konsultime për të gjetur një kompromis. Shumica e partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mbetet të shihet nëse do ketë sukses,” tha ai.

Sipas Bugaqkut, nuk pritet ndonjë ndryshim në seancën e ardhshme. “Duke parë qëndrimet e deritanishme, duket se nuk do të ketë ndonjë risi apo zhvillim ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur në seancat e fundit. Me gjasë edhe nesër, kryesuesi i seancës konstituive do të vazhdojë ta zhvillojë seancën ashtu siç e ka zhvilluar edhe herën e fundit. Nuk pres ndonjë ndryshim në kuptimin që të zhbllokohet çështja e kryetarit të Kuvendit, prandaj do të jemi dëshmitarë të përsëritjes së një seance e cila nuk sjell kurrfarë rezultati” perfundoi Bugaqku.