Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, avionët luftarakë shkatërruan selinë e sigurisë së brendshme iraniane në Teheran, transmeton Anadolu.
“Stuhia e tornados vazhdon të godasë Teheranin. Ne do të vazhdojmë të godasin simbolet e qeverisë dhe të godasim regjimin e ajatollahëve kudo”, shkroi Katz në rrjetet sociale.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Shpërthime u dëgjuan në Teheran derisa ushtria izraelite nisi sulme të reja ajrore në kryeqytetin iranian.
Ushtria izraelite tha se avionët luftarakë aktualisht po godasin objektiva ushtarake iraniane në Teheran.
Mediat iraniane konfirmuan se shpërthime u dëgjuan në Teheranin lindor, me tymin që shihej duke u ngritur nga zona.
Sulmet izraelite goditën pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran.
Sulme gjithashtu u raportuan në aeroportin Payam në Karaj në provincën veriore Alborz.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite thanë se që atëherë të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane.
Ndërkohë, në Iran, sipas raportimeve të mediave iraniane, të paktën 585 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.
The post Katz: Avionët lu*ftarakë shk*atërruan selinë e sigurisë së brendshme iraniane në Teheran appeared first on Kosovapost.net.