Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati 10 vitesh bashkë.
“Katy dhe Orlando janë ndarë, por ndarja ka qenë miqësore”, tha një burim i afërt me çiftin për Us Weekly të mërkurën.
“Nuk ka konflikte për momentin. Katy natyrisht është e mërzitur, por ndihet e lehtësuar që nuk i duhet të kalojë edhe një divorc tjetër, pasi ajo ishte periudha më e vështirë e jetës së saj”.
Sipas këtij burimi, marrëdhënia mes tyre ka qenë “e tensionuar prej muajsh”, kështu që ndarja “ka qenë e pashmangshme dhe e pritshme”.

Këngëtarja e hitit “Teenage Dream” — e cila është aktualisht në turneun e saj “Lifetimes” — po e përballon ndarjen duke qëndruar e angazhuar me karrierën muzikore.
Burimi shtoi gjithashtu se Perry është duke e dhënë me qira vilën e saj në zonën Westcott të Montecitos, Kaliforni, ndërkohë që vazhdon të udhëtojë dhe të performojë nëpër botë.
“Ajo dhe Orlando gjithmonë kanë jetuar në shtëpinë tjetër të tyre në Montecito si rezidencën kryesore”, shpjegoi burimi.
Fillimisht, ish-çifti kishin planifikuar që shtëpia në Westcott të bëhej shtëpia e tyre familjare, por planet kanë ndryshuar, dhe ata kanë jetuar të ndarë që prej kohës kur Katy ka nisur turneun e saj.