Katër ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i avionit në një qytet norvegjez në Rrethin e Arktikut gjatë një stërvitjeje të NATO-s.
Këtë e konfimoi edhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, teksa shprehu ngushëllime për familjet e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident avioni mbrëmë”.
“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s “Përgjigjja e Ftohtë”. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre”, shkroi Store në Twitter.