Katër persona të lënduar në aksidentin në Duhël të Suharekët

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një veture dhe kamionete në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili shtoi se të lenduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.

“Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Respektoni shpejtësinë e lejuar.

Mbani distancën e sigurisë Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes. Përdorni rripat e sigurisë Mos perdorni telefonin gjate vozitjes Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve”, ka thënë Hoxha.