Katër persona në kërkim nga Policia e Kosovës, dyshohen për fajde, detyrim dhe privim të lirisë

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar.

Personat dyshohen për kryerjen e veprave penale fajdeja (neni 331), privimi i kundërligjshëm i lirisë (neni 193) dhe detyrimi (neni 328) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose
në numrat e telefonit: 192 ose 080019999