Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se kanë filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e katër motoristëve nga Suhareka.
Ekipet e SHKKSH-së janë angazhuar në teren së bashku me Policinë e Kosovës.
“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”, thuhet në njoftim.