Katarina Adjnancic, nënkryetarja aktuale e komunës së Mitrovicës së Veriut që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është ushtarja e vetme e Serbisë që ka marrë pushtet në institucionet e Republikës së Kosovës.
E kaluara e Adjnancic u zbulua vetëm tani në shkurt të vitit 2025 nga mediat, të cilat transmetuan një intervistë të saj si paramalitare vullnetare e ushtrisë serbe në luftën kundër Kroacisë.
Më 25 maj 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me nënshkrimin e tij e kishte emëruar Zëvendësministër, Radoica Radomiroviqin, një pjestar të ushtrisë kriminale të Serbisë.
Edhe vetë Radomiroviq e kishte pranuar për media se ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës, jo si pjesë e operacioneve luftarake, por vetëm si staf civil në kazermën e ushtrisë serbe në Mitrovicë.
Kurti e emëroi zv. ministër serbin që kishte marrë pjesë në luftë më 1999 në Kosovë
Rashiq e konfirmon: Kurti u pajtua me të kaluarën e zëvendësit tim Radomiroviq
Ndonëse Radomiroviq kishte “qenë pjesë e armatës serbo-jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë”, por ky fakt nuk kishte përbërë asnjë problem për Kurtin që të nënshkruante vendimin për emërimin e ish-ushtarit serb dhe ta bëntë atë pjesë të kabinetit të tij qeveritar. Madje, edhe pasi lajmi doli në media, Kurti e mbrojti emërimin e tij.
Pas Radoicës, partia e Kurtit i kishte dhënë pushtet edhe djalit të tij, Nikolla Radomiroviq, i cili është emeuar drejtor në kabinetin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Prej ushtar serb në Rashkë, Nikolla Radomiroviq emërohet drejtor në kabinetin e Lulzim Hetemit
Kryeministri Kurti kurrë deri më tani nuk ka dhënë asnjë sqarim për këto emërime. /Demokracia.com/