Kastrati: PDK i ka jep Uranit emër, pozitë, paga të MAJME nëpër Qeveri, E çysh ky mos me ekspozu as logon e PDK-së?

Ish deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se sot në mëngjes e ka gjetur një letër (në foto) në oborrin e tij nga Uran Ismaili, kandidat i pavarur për zgjedhje lokale në PR.

Kastrati tha se Uran Ismaili është kandidat pa logo të PDK’së.

Derisa pyeti se a “a ka mundësi me na spjegu dikush pse ky kandidon në emër të PDK-së, por pa logo të PDK-së? Sinqerisht nuk po kuptoj….sepse kandidatët tjerë kanë logo të partive”.

Reagimi i plotë:

Sot në mëngjes gjeta këtë letër (në foto) në oborrin tim nga Uran Ismaili , kandidat i pavarur për zgjedhje lokale në PR.

Po pra, kandidat i pavarur sepse nuk ka logo te PDK-së.

A ka mundësi me na spjegu dikush pse ky kandidon në emër të PDK-së, por pa logo të PDK-së? Sinqerisht nuk po kuptoj….sepse kandidatët tjerë kanë logo të partive!

A po i vjen marre këtij nga PDK apo çka … çfarë lloj kompleksi është ky?

Nëse i vjen marre nga PDK, atëherë i vjen marre edhe për Presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, ndërsa Thaçi e Veseli e kanë formu e rrit PDK-në.

Nuk duhen Thaçi e Veseli me një vizitë 10 minutëshe në Hagë e me postime 30 sekondëshe duke ua uruar ditēlindjet. Ata duhen me zemër. E zemra ka emër. E ka emrin PDK.

Me pare të kujt ky e ka printu këtë letër në foto? Me pare të veta apo të partisë? Me cilat pare ky e bën fushatën?

Dihet, me pare të PDK-së që i lejon KQZ.

E çysh pra, po i merr paret e partisë për fushatë, po hyn kandidat prej partisë, por logon e partisë nuk e publikon!

Ku ka kështu në botë?

Edhe pse spo jep dorëheqje nga deputeti si para katër viteve kur kandidoj për kryetar të PR-së…..nuk është i sigurt që i fiton zgjedhjet, apo çka?

Para PDK-së Uran Ismailin se ka njohur askush. Me ju tregu drejtë unë as në mahallë se kam ditë që e kam.

PDK i ka jep Uranit emër, pozitë, paga të MAJME nëpër Qeveri, etj.

E çysh ky mos me ekspozu as logon e PDK-së?

Përnime, a ka dikush ndonjë spjegim….a është Urani kandidat i PDK-së apo i pavarur?

Natyrisht që unë vdes me fitu kandidati i PDK-së Prishtinën. Ata që më njohin e dijnë sa njerit ja kam ” QIT SYTË” qe 24 vite për këtë punë.

Ama, të kuptohemi qartë. Unë jam për kandidat të PDK-së, e jo të pavarur përmes PDK-së. Pra, jo në stilin oportunist, kur më konvenon jam i PDK-së, kur nuk më konvenon nuk jam i PDK-së.

Fol, a je a sje me zemër PDK?

Pres komente e spjegime racionale…..ndërsa, fyerjet e kasnecave me pagesë nga FB fallco natyrisht i injorojmë në mënyrë të civilizuar.

P.S.

Po më kontaktoni shumë nga PDK-ja pse po shkruaj gjatë e nuk po bëj video…..ooo miq jam në pushime, si të kthehem nga gjysma e Gushtit e tutje postimet i bëjmë edhe me video. Respekte!