Kasolli: Sulmi në Venezuelë dhe kapja e Maduros, simptomë e qartë e doktrinës së re amerikane

Njohësi i zhvillimeve politike, Afrim Kasolli, thotë se sulmi i ShBA-së në Venezuelë dhe kapja e Maduros, është ‘një nga simptomat e doktrinës së re të sigurisë nacionale amerikane’.

Ai shkruan:

Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Venezuelën dhe kapja e kryetarit të saj Nikolas Maduro se bashku me bashkëshorten e tij, sic ka pohuar presidenti Trump eshte vetem njera nga simptomat e qarta te doktrinës se re te strategjise se sigurisë nacionale te prezantuar para pak kohe nga Shtepia e Bardhë. Ne te thuhet qarte se SHBA-te nuk do te lejojne t’u cenohet supermacia e tyre hegjemonike ne Hemisferën Perëndimorë, kryesisht ne kontinentin amerikan. Po ashtu, ky operacion tregon se nese nje lider pretendon mirëfilli ti shperfill interesat njëmendta amerikane do te ballafaqohet me pasoja.