Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump, Kash Patel, e ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan për të qenë drejtor i ardhshëm i FBI.
Rezultati ishte i ngushtë, ku për Patel në krye të FBI ishin 51 senatorë, ndërsa 49 ishin kundër, përfshirë dy republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pas votimit nga Senati, Kash Patel u takua në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dërguarin presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell dhe Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi.