Kasapolli: Sot interesat e Kurtit janë në shpërputhje me interesat e Kosovës

Analisti Gëzim Kasapolli  tha se deri para 5- 6 vitesh ka qenë e rreshtuar drejt në raport me aleatët. Ai kritikoi qeverisjen Kurti për siç tha sfidimin e marrëdhënieve me BE-ne dhe SHBA-në.

“Ne edhe mirësinë edhe ndihmën e kemi marrë të mirëqenë, ne kemi besuar se do të vazhdojmë të jemi të përkdhelurit e SHBA-ve duke mos parë një realitet ku SHBA-ja i ka edhe interesat e veta dhe në koalicoionet e mëdha superfuqitë i sakrifikojnë aleatët e vegjël…fatkeqësisht interesat e VV-së dhe Albin Kurtit janë në shpërputhje apo në përpjestim të zhdrejtë me interesat e Kosovës “, tha Kasapolli në RTV21.

Kasapolli kritikoi vonesën në numërimin e votave.

Ai tha se për këtë duhet dikush duhet të marrë përgjegjësi.

“Institucioni (KQZ) që ne e kmi krijuar dhe për të cilin ne jemi krenuar deri në këto zgjedhje më mënyrën e menaxhimit të zgjedhjeve unë besoj se në këtë fazë ka dështuar dhe dikush duhet të merret në përgjegjësi”, tha Kasapolli.

Sipas tij Kosova nuk është në pozitë që duhet ta vonojë procesin e numërimit të votave