Analisti, Gëzim Kasapolli tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti po blenë vota dhe i njëjti sipas tij nuk po e qan kokën.
Për qeverinë në detyrë, Kasapolli e tregoi një përshkrim të shkurtër.
“Njeriu njërën dorë që t’a futë në xhep e me tjetrën dorë bënë me gisht qyky hajni, ky është përshkrimi i cili mund t’i bëhet kësaj qeverie”, theksoi ai.
Ai shtoi se Kurti nuk është i bindur ende që e ka humbur 50 përqindëshin e votave.
“Albin Kurti po blen vota edhe nuk po e qan kokën. Unë besoj që zoti Kurti e ka dëshmuar edhe një herë që ai është vet shteti dhe po e luan rolin si i tillë. Ai ende nuk është i bindur që e ka humbur 50% dhe ende thirret në votën e popullit”, tha ai.
Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta dorëzonte pushtetin në qetësi.
“Ajo që kemi parë gjatë këtyre nëntë muajve është vetëm overtura e asaj që do të jetë në rast se LVV nuk e merr shumicën. Të jemi të sinqertë, LVV ka hyrë në pushtet në mënyrë klandestine, në mënyrë të rebeluar. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë matur me gurët që kanë hedhur”, tha ai, duke shtuar se partitë ish-opozitare do të duhet të kenë parasysh se si ta menaxhojnë situatën nëse LVV-së do t’i duhet ta dorëzojë pushtetin.












