Kartoni i gjelbër: Kushtet teknike të përmbushura, puna te diplomacia (VIDEO)

Lëvizja e kosovarëve drejt Evropës nga janari 2024 nuk u bë plotësisht e lirë.

Veturat me targa kosovare për të dalë jashtë vendit duhet të pajisen me sigurim tjetër pasi Kosova nuk është ende anëtare e Kartonit të Gjelbër, si pasojë e mosanëtarsimit në OKB, raporton Klan Kosova.

Nisma për ta siguruar këtë përmes Austrisë ose Maqedonisë së Veriut, si shtete të treta, dështoi shkaku i telasheve politike.

Meqë kushtet teknike janë plotësuar, tani po kërkohet të lëvizë diplomacia.

Më shumë rreth kësaj teme, mësoni në kronikën më poshtë: