Karol Nawrocki zgjidhet president i Polonisë

Me të gjitha votat e numëruara, historiani i krahut të djathtë Karol Nawrocki është zgjedhur presidenti i ri i Polonisë, tha komisioni shtetëror zgjedhor (PKW).

PKW tha se Nawrocki fitoi 50.9% të votave – përpara kryebashkiakut liberal të Varshavës Rafal Trzaskowski me 49.1% për qind.

Është një kthesë e bujshme nga rezultati i exit poll-it të parë, i publikuar menjëherë pasi votimi përfundoi në orën 21:00 me orën lokale (19:00 GMT) të dielën – që tregoi se Trzaskowski fitoi me 50.3% ndaj Nawrockit 49.7%, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Trzaskowski kishte shpallur fitoren pas exit poll-it të parë, ndërsa Nawrocki paralajmëroi se rezultatet ishin shumë afër për t’u thirrur.

“Ne fituam, megjithëse shprehja “tehu i briskut” do të hyjë përgjithmonë në gjuhën dhe politikën polake,” u tha Trzaskowski mbështetësve të tij.

Gruaja e tij, Malgorzata, me shaka i tha turmës: “Unë jam afër të kem një atak në zemër”.

Nawrocki, kishte thënë pas rezultatit të exit poll-it të parë, “Mos i humbim shpresat për këtë natë. Do të fitojmë gjatë natës, diferenca është minimale. Besoj se nesër do të zgjohemi me Presidentin Karol Nawrocki”.