Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur për herë të gjashtë ta ripropozojë Albulena Haxhiun për këtë post. Deputetët e kësaj partie kanë akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për bllokim të konstituimit të Kuvendit dhe kanë kërkuar përkrahje nga opozita.
Megjithatë, opozita ka refuzuar të japë votat e nevojshme, duke rikujtuar se Vetëvendosje në të kaluarën, sa ishte në opozitë, asnjëherë nuk kishte mbështetur kandidaturat për kryetar të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2017, kjo parti nuk kishte treguar gatishmëri për të përkrahur koalicionin PAN në zgjedhjen e Kadri Veselit si kryeparlamentar.
Në atë kohë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte propozuar një kandidat konsensual, duke theksuar se PAN-i nuk duhej të insistonte në Veselin si kandidat.
“Nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e ka shumë kandidat që i kanë votat”, kishte deklaruar Kurti nga foltorja e Kuvendit.
Tani, ndonëse në pozitë, VV-ja po përballet me refuzimin që dikur vetë e praktikonte. /Klankosova.tv