Karius bën gafën e radhës, por gabimi i sulmuesit është akoma më qesharak (Video)

Loris Karius është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Portieri gjerman, i cili ka qenë me Schalke 04 që nga viti i kaluar, bëri një paraqitje surreale në miqësoren kundër Sevillas, duke e lënë portën e hapur për kundërshtarin e tij.

Megjithatë, sulmuesi i klubit spanjoll bëri një gafë akoma më të madhe duke e dërguar topin jashtë me portën e boshatisur.

Gabimet e tij në finalen e Champions League të vitit 2018 kundër Real Madrid kanë shënuar karrierën e tij dhe në një moment vetë lojtari pranoi se ishte pranë tërheqjes.

Pas disa periudhave huazimi në Turqi, Gjermani dhe Angli, Karius u kthye në Gelsenkirchen dhe rizbuloi dëshirën për të luajtur që dukej e humbur.

The post Karius bën gafën e radhës, por gabimi i sulmuesit është akoma më qesharak (Video) appeared first on Telesport.