Karim i bën surprizën e ëmbël Loredanës në 30-vjetorin e lindjes

Çifti simpatik Loredana Zefi e Karim Adeyemi, po shijojnë çdo moment bashkë.

Ditën e sotme, reperja feston ditëlindjen e 30-të ndërsa futbollisti 23-vjeçar u kujdes t’i bënte befasinë mahnitëse.

Në rrjetet sociale Lori ndau disa pamje ku shihet ambienti i dekoruar bukur si dhe një tortë me numrin 30-të.

Nuk vonoj, në Instastory e postoi një foto të saj, duke i bërë urimin e ëmbël.

“Urime ditëlindjen, ti je më e mira”, shkroi ai.