Karabinierët italianë nga Njësia Speciale Shumëkombëshe (MSU) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it, zhvilluan trajnimin për frikën nga zjarri, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, trajnimi është kyç për menaxhimin e efekteve psikologjike të zjarrit në mjedise operacionale dhe për të ruajtur një nivel të lartë efikasiteti në kontributin për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999,për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet të njoftimin e KFOR-it për këtë trajnim.
The post Karabinierët italianë të KFOR-it trajnim për frikën nga zj*arri appeared first on Kosovapost.net.