Kaq vota mori Gëzim Kelmendi

Subjekti politik Fjala nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2025.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ky subjekt ka marrë gjithsej 857 vota në nivel vendi, rezultat që rezulton i pamjaftueshëm për të kaluar pragun zgjedhor.

Kandidati më i votuar i Fjalës, njëherit kryetar i partisë, Gezim Kelmendi, ka siguruar 664 vota, ndërsa pas tij renditen Avni Çakmaku me 520 vota dhe Hana Hoxha me 484 vota.

Si rrjedhojë e këtij rezultati, subjekti politik Fjala mbetet jashtë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.