Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 15 mijë e 835 persona në nivel vendi.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se aktualisht në nivel vendi në qendra të vaksinimit janë 108 mijë e 856 doza Pfizer dhe 46 mijë e 947 doza Astrazeneca.
Tutej në konferencën për media ai tha se edhe opozita duhet të shfaq bashkëpunim në kuadër të luftës ndaj COVID-19 pasi sipas tij kjo është një betejë e përbashkët e të gjithëve.
“Ne e përshëndetim çdo thirrje edhe nga opozita që të kyçet në këtë çështje pasi është çështje që na përket të gjithëve në Kosovë, pa dallime politike të nacionaliteteve apo të asnjë lloji.E kemi parë në disa diskutime edhe në Parlament dhe jo vetëm se jemi të hapur për bashkëpunim. Kjo është betejë e përbashkët sepse të gjithë jemi në rrezik.Si ministër këtë bashkëpunim e kam promovuar, por edhe të gjithë nga Qeveria Kurti edhe në qeverinë I edhe tani. Bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohet MSH për të kryer punën siç duhet, e sidomos bashkëpunim është kur nuk përhapen dezinformata për vaksinim”, shtoi ai.
Kurse numri total i dozave të administruara në Kosovë përgjatë gjithë kohës edhe 841 mijë e 591.